AKTUALITET, 21 Dhjetor 2021, 15:03

Shpërtheu derën brenda selisë/ Lulzim Basha kallëzon penalisht mbështetësin e Berishës

Shpërtheu derën brenda selisë/ Lulzim Basha kallëzon

Kryetari i shkarkuar, Lulzim Basha, kallëzon penalisht Fatjon Dautin, personin që hapi me shkelm derën ku u mbajt konferenca e Sali Berishës brenda selisë së PD-së.

“Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave”, thotë PD.