AKTUALITET, 21 Dhjetor 2021, 14:47

FOTOLAJM/ Basha mbyllet brenda në sallë gjatë kohës që Berisha flet me gazetarët

FOTOLAJM/ Basha mbyllet brenda në sallë gjatë kohës që

Që nga momenti që Sali Berisha hyri në selinë e PD-së, kryetari i shkarkuar Lulzim Basha, me disa prej deputetëve demokratë kanë ndaluar mbledhjen në pritje që ai të largohet.

Kamerat e televizioneve që kanë fiksuar Lulzim Bashën dhe deputetët tregojnë se pavarësisht se mbledhja kishte mbaruar ata kanë qëndruar të mbyllur në sallë, në pritje që Berisha të ikte.

Pritet që Basha të japë një prononcim për mediat në përgjigje të Berishës.