AKTUALITET, 22 Korrik 2025, 14:11

Shpërndante kokainë në Vlorë, arrestohet 22-vjeçari

Shpërndante kokainë në Vlorë, arrestohet 22-vjeçari

Një i ri është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi shpërndante lëndë narkotike në lagje të ndryshme në qytet.

22-vjeçari me inicialet P.K., u arrestua në lagjen “Hajro Çakëri” në Vlorë, ndërsa gjatë kontrollit fizik iu gjetën edhe 12 doza kokainë gati për shitje.

Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

"Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Kapet dhe vihet në pranga një 22-vjeçar që shiste lëndë narkotike, në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës. Sekuestrohen doza me kokainë, gati për shitje. Në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë organizoi punën për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në qytetin e Vlorës. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi P. K., 22 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakëri”, Vlorë. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në 12 doza, gati për shitje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.", sqaron policia.