TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banorët e Dukatit janë duke larguar bagëtinë nga stanet, pasi flakët e zjarrit po i afrohen dhe rrezikojnë bagëtitë. Zjarrëfikist dhe FA janë shpërndarë në terren dhe situata vijon të jetë problematike.
“Zjarri ka që në datën 5, ka pushuar dy tre ditë dhe është aktivizuar prapë, rrezikojmë bagëtitë, u rrezikua gjithë vendi, kur të bien shirat…, u rrezikua fshati, janë djegur të gjitha pemët”, tha njëri prej banorëve.
Flakët u janë afruar banesave të fshatit Dukat.
Pishat dhe bredhat përfshihen nga flakët, ndërsa jo me shumë se 100 m janë shtëpitë që rrezikojnë të digjen.
Edhe zona e Llogorasë rrezikon, pasi flakët janë shumë afër pishave.
Dy avionët e ardhur nga Greqia kanë rinisur punën sot për të shuar flakët, të cilat tashmë kanë hyrë në ditën e gjashtë.
Ndërkohë që ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka qenë deri në orët e vona të mbrëmjes duke ndjekur situatën nga afër, pasi flakët e zjarrit rrezikonin parkun Kombëtar të Llogorasë.