TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të qytetit të Peshkopisë, ku një automjet ka përfunduar në humnerë, duke i marrë jetën drejtuesit të tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ku shtetasi B. S., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë disa metra poshtë saj.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë për transportimin e tij drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të dëmtimeve të rënda, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
"Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj. Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë"- njoftoi policia.