TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një aktivitet të zhvilluar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku theksoi rëndësinë e transformimit të këtij institucioni në një qendër ekselence rajonale për arsimin dhe kërkimin shkencor në fushën bujqësore.
Ai nënvizoi ambicien për ta kthyer UBT-në në antenën rajonale të universitetit prestigjioz austriak BOKU deri në vitin 2030, ndërsa bëri një përmbledhje të historisë së universitetit, nga koha e lavdisë deri te periudhat e degradimit, duke e cilësuar reformën aktuale si një kthesë të vërtetë evropiane për të ardhmen e arsimit bujqësor në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij ai tha se universitetet në Shqipëri duhet ta kenë të qartë që nëse duan mbështetje ekstra nga qeveria duhet të bëjnë si UBT. Më tej në formë shakaja tha ‘të gjejnë shokë europinë, të dorëzojnë letrat e fejesës që të bëjmë martesën’.
Sakaq u ndal te problemet brenda universiteteve, duke thënë se do të jetë vetëm ‘një kokë’, pra një drejtues.
Në përfundim të fjalës, Rama u bëri thirrje maturantëve që të zgjedhin kategoritë që janë më në nevojë në mënyrë që të në të ardhmen t’i kenë dyert e hapura për punë.
“Universitetet e Shqipërisë duhet ta kenë të qartë që nëse duan mbështetje ekstra duhet të bëjnë si UBT, të gjejnë shoqe, shokë në europian, të dorëzojnë letrat e fejesës që të bëjmë martesën. Qeveria do të ndryshojnë komplet qasjen financiarë. Çfarë janë ekstra do i vëmë te UBT. Do ta fusim në listën e universiteteve dinjitoze të Europë. Të tjerët janë tërësisht të respektuar, inkurajuar, do marrin pjesën e buxhetit që u takon, por më shumë nga ato ekstra, s’ka për të marrë askush që s’bën këto. Reformë reale! Ka një problem serioz këtu. Universitetet s’mund të vazhdohen si shkolla të mesme, duhet të jenë qendra kërkimore. Kërkimi shkencor që është pika kyçe dhe e dobët e UBT dhe ne do e mbështesim me çfarë kemi mundësi.
Së shpejti do të fillojmë të rishkruajmë disa pjesë të ligjit për arsimin e lartë dhe do të marrim në konsideratë këto ndryshime thelbësore që janë bërë në UBT sa i përket kurrikulave. Përfshirje reale e studentëve që ka të bëjë më pjesën universiteteve. Do shqyrtojmë dhe shumë koka brenda universitetit, se është problem. Universiteti ka një kohë, një drejtim, s’mund të ketë 17 koka që duan të mbajnë kioskën e tyre. Këtë që po bëjmë këtu, do e kthejmë njësoj kudo, aty ku mendojnë se Napoleoni, Skënderbeu, në një universitete ka vizion. Kjo do jetë temë e reformës së arsimit të lartë.
Juristë ka plot Shqipëria por profesionistë nuk ka mjaftueshëm. Së bashku me ta çdonjëri nga vajzat dhe djemtë që do trokasin në këtë derë universiteti do bëhen pjesë e kategorive më në nevojë dhe do i kenë dyert të hapura. Juristë harroje, në rastin më të mirë do përfundosh sekser nëpër gjykata.”, përfundoi ai.