AKTUALITET, 22 Korrik 2025, 13:29

"Ku shkuan 350 kuti votimi?"/ Berisha akuzon Celibashin për 11 majin: Nuk jep informacione, thotë shkoni e merrjani rojës ‘Ilirian Guard’

"Ku shkuan 350 kuti votimi?"/ Berisha akuzon Celibashin për 11

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në vazhdën e denoncimit të zgjedhjeve të 11 majit, që i cilëson farsë zgjedhore, ngriti pikëpyetjen në konferencën me gazetarët të zhvilluar këtë të martë, se ku shkuan 350 kuti votimi.

Ai tha se i kanë kërkuar informacion kreut të KQZ, Ilirjan Celibashit, mirëpo, ky i fundi i ka thënë që të shkojnë tua marrin rojes së ‘Ilirian Guard’.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Ne i jemi drejtuar Ilirjan Celibashit, përfaqësuesit tanë dhe në mënyrën më absurde Celibashi i ka drejtuar ata tek ‘Iliria Guard’, sikur magazinat e ruajtjes së materialeve të votimit janë pronë e ‘Ilirian Guard’ dhe jo e KQZ-së.

Ne me durim pritëm se Celibashi të dëshmojë se nuk është pjesë e këtij skenari të zhdukjes së kutive të votimit për qëllime të manipulimit elektoral, Celibashi gjer sot nuk ka kthyer. Por ne kemi mundësi të faktojmë çdo gjë.

Sidoqoftë unë sot i shtrova atij një seri pyetjesh.

Është një lloj, një ndërtesë të thuash merrja rojës dhe jo ti japë administratori. Kjo është një gjë absurde. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një skenar ndofta të miratuar edhe nga KQZ-ja.

Megjithatë ne po e ndjekim, ne disponojmë dokumente, fakte të pakundërshtueshme se sa janë marrë, kur janë marrë, ku kanë shkuar, ku janë vendosur, që të gjitha.

Por është mirë që Celibashi të bëjë transparencën në pozicion ku është.