TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në kushtet kur vendi ndodhet përballë një vale të të nxehtit të pazakontë dhe rritjes së rrezikut nga zjarret në mbarë territorin, u zhvillua sot një mbledhje urgjente e Komitetit të Mbrojtjes Civile, e drejtuar nga ministri Pirro Vengu.
Në këtë takim u diskutuan dhe u miratuan masat e posaçme për mobilizimin e trupave dhe forcimin e reagimit ndërinstitucional në nivel kombëtar, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit nga zjarret dhe efektet e të nxehtit ekstrem.
“Në kushtet kur parashikohen temperatura të larta përgjatë gjithë javës, dhe ndërkohë që përpjekjet vijojnë në shumë fronte nga veriu në jug të vendit, ndamë planin e masave me të gjithë titullarët e institucioneve të përfshira në mekanizmin e mbrojtjes civile, prefektët e qarqeve dhe kryetarët e Bashkive më të ekspozuara ndaj zjarreve:
Rritje e nivelit të gatishmërisë së trupave vendore në dispozicion të prefektëve;
Rritje e vigjilencës dhe monitorim i pandërprerë i terrenit në çdo bashki për raportim të menjëhershëm;
Pozicionim i forcave në zonat me risk për të shkurtuar kohën e reagimit;
Ndërhyrja nga ajri do të vijojë me përparësi në zonat e banuara dhe zonat e mbrojtura;
Bashkërendim me mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile për kapacitete shtesë”, shkruan ministri në një postim në rrjetet sociale.