AKTUALITET, 22 Korrik 2025, 11:08

Largohet nga drejtimi i QSUT-së Donjeta Bali, në vend të saj emërohet ish-deputeti socialist

Largohet nga drejtimi i QSUT-së Donjeta Bali, në vend të saj
Spaho dhe Bali

Donjeta Bali është larguar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, vetëm pak javë pas emërimit të saj në fund të majit 2025.

Në vend të saj është emëruar një tjetër mjek, Florenc Spaho, ish-deputet dhe anëtar i komisionit të shëndetësisë.

Donjeta Bali ende pa mbushur dy muaj në drejtimin e QSUT-së u dorëhoq nga ky pozicion.

Ajo u emërua në 29 maj dhe zëvendësoi Alma Canin. Prof. Asoc. Donjeta Bali ka 23 vite që ushtron detyrën si mjeke pediatre onkohematologe në shërbimin e Onko-Hematologjisë Pediatrike pranë QSUT-së.