TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi projektin e Portit të Durrësit duke thënë se qeveria do të marrë vetëm 200 milionë euro fitime.
Ai u shpreh se porti i mallrave do të zëvendësohen me jahtet e Edi Ramës ndërkohë që do të ndërtohen mbi 12 mijë apartamente.
“Kjo është e faktuar. Kushdo që ka dyshimin më të vogël i them të referojë se çfarë pësoi porti i Bejrutit. Një mori pallatesh buzë uji dhe porti para për jahtet e pasanikëve të Bejrutit.
Ky është vetëm njëri mekanizëm plaçke. Shteti shqiptar nga marrëveshja e Edi Ramës me Alabarin apo Emarin fiton 200 milionë euro.
Kaq është sipas ekspertëve të portit dhe detit nga Çuçi bej se ky është i apasionuar pas jahteve. Porti i Durrësit do e ketë banor. Në një kohë kur ai port përpunon sot 4 milionë ton mallra. Ai port i ofron Shqipërisë së mesme, veriut dhe jugut 4 milionë ton mallra dhe tani do të na bëhet porti i jahteve të Ramës, Olsit, Çuçit, klientelës së tyre dhe pastaj do vijnë edhe disa të tjerë ortakë të tyre nga Ballkani dhe Arabia.
Pra këto janë disa aspekte kurse fitimi i Edi Ramës dhe Olsi Ramës, i Karriçëve që janë me ta është përrallor. Është përrallor.
Ata marrin falas, ndërtojnë aty 12 mijë e 600 apartamente. Një barbari e vërtetë. E tëra kjo në tërësi shitje në ajër, shitje në themel ndaj dhe na duhet amnistia me çdo kusht fiskale që të vërshojnë lumenjtë e narko eurove dhe narko paundëve drejt Shqipërisë”, tha Rama.