TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta që nuk do të ndalen dhe beteja të fuqishme ligjore për marrëveshjen e miratuar nga Parlamenti ne lidhje me investimin ne Portin e Durrësit.
“Kjo është një gjë që shqiptarët nuk mund ta pranojnë kurrë. Ndaj ne do të bëjmë betejën më të fuqishme ligjore por do të jetë dhe betejë më e fuqishme me protesta të fuqishme që nuk mund të kenë të ndalur”, u shpreh Berisha teksa tha se ky investim ka të paktën 6 miliardë euro dëm.
Sali Berisha: Duhet të parashikojmë edhe tjetër armë që kemi në dorë, protestat e fuqishme kundër kësaj grabitje të tmerrshme.
Vrapon rrufeshëm për të plaçkitur. Shqiptarët nuk kanë asnjë pasuri publike të çmuar se sa Portin e Durrësit, asnjë, Porti i Durrësit është pasuria publike numër një e kombit shqiptar.
Kaskadën po e nxore në treg nuk ka vlerën as gjysmën e Portit, aeroportin po e nxore në treg nuk ka vlerën as 1.3 a 1/4 e Portit të Durrësit.
Vetëm së fundmi janë investuar mbi 70 milionë euro kredi nga Banka Evropiane e Investimeve dhe nga Banka Evropiane e Zhvillimit.
70 milionë euro janë blerë makineri dhe vinçat më ultra modernë për të përmbushur detyrimet e për të funksionuar me kapacitet të plotë.
Edi Rama me zonjën Balluku të verbuar nga babëzia për ta përvetësuar këtë pasuri të madhe, shpallin përvetësimin e saj.
A ka goditje më të rëndë për këtë vend se kjo? Kur me një marrëveshje ti dëmton të paktën 6 miliardë euro duke llogaritur rritjen e kostos së transportit tani që nuk do funksionoje Porti i Durrësit por do të jetë vetëm për jahtet e Ramës, Olsi Ramës dhe velistave si Çuçi.
Kjo është një gjë që shqiptarët nuk mund ta pranojnë kurrë.
Ndaj ne do bëjmë betejën më të fuqishme ligjore por do jetë dhe betejë më e fuqishme me protesta të fuqishme që nuk mund të kenë të ndalur.
Nuk mund të kenë të ndalur, duhet t’i dalim zot në emër të çdo shqiptari që do të këtë vend, që vendos të jetojë në këtë vend, që po vuan, që mezi po përballon jetën por dhe në emër të atyre që po ikin për këto arsye.