AKTUALITET, 16 Nëntor 2022, 14:08

SPAK arrestoi 5 persona për “Inceneratorët”, Berisha: Në pranga u vunë “cironkat”, por dihet kush e ka ndërmarrjen

SPAK arrestoi 5 persona për “Inceneratorët”, Berisha:

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pasditen e së mërkurës për urdhër-arrestet e lëshuara sot nga SPAK për aferën e inceneratorëve.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në selinë blu, Sali Berisha është shprehur se sot janë arrestuar thjesht disa “cironka”, punonjës të ndërmarrjes.

Ndërkohë, shtoi ai, ndërmarrja është e qeveritarëve.

“Duke arrestuar cironkat, punonjësit e ndërmarrjes së tij. Ata kanë përfituar diçka, por dihet që ndërmarrja është e qeveritarëve. Ndërkohë vrapon rrufeshëm për të plaçkitur një pasuri publike të çmuar si Porti i Durrësit. Kaskadën po e nxore në treg, nuk ka as gjysmën e vlerës së Portit të Durrësit. Është pasuria më e madhe publike,” tha Berisha.

Kujtojmë se SPAK ka ndërmarrë sot një aksion në lidhje me çështjen e inceneratorëve. 11 ishin urdhër arrestet e lëshuara për inceneratiorin e Fierit. Prej tyre 5 janë ekzekutuar ndërsa gjashtë persona mbeten në kërkim.

Mes atyre që janë në kërkim është edhe Mirel Mërtiri, ndërsa mes të arrestuarve ishte edhe biznesmeni dhe zëvendëspresidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj.

Poll