AKTUALITET, 4 Mars 2022, 10:26

Shkon në 47 numri i viktimave nga sulmet ajrore në Chernihiv

Shkon në 47 numri i viktimave nga sulmet ajrore në Chernihiv

Numri i të vdekurve nga sulmi në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, ka arritur në 47.

Lajmi është bërë me dije nga shërbimet e urgjencës ukrainase. Trupat e të paktën 47 civilëve janë nxjerrë nga rrënojat pas sulmeve ajrore ruse.

Ndërkohë forcat e kërkim-shpëtimit pezulluan operacionet të enjtën për shkak të granatimeve të shumta.