TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministria e Brendshme thotë se janë marrë të gjitha masat që qytetarët, që kanë aplikuar për t’u pajisur me kartën e re të vlefshme biometrike, t’ju prodhohet me një afat të përshpejtuar, në funksion të zgjedhjeve lokale të 6 marsit.
Për aplikimet në gjashtë njësitë lokale ku do të mbahen zgjedhje ditën e dielë, ID kartat do të jenë gati deri ditën e shtunë, e mund të tërhiqen pranë zyrave të “Aleat”, që do të qëndrojnë të hapura.
Ministria thekson se ky proces vlen vetëm për gjashtë bashki, Durrës, Shkodër, Lushnjë, Vorë, Dibër e Rrogozhinë ku zhvillohet proces elektoral.
“Zyrat do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, për t’u siguruar që të gjithë qytetarët që tashmë kanë aplikuar, të kenë një mjet të vlefshëm identifikimi me të cilin të ushtrojnë të drejtën e votës”, tha ministria.