AKTUALITET, 16 Dhjetor 2021, 13:09

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile,

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Doracaj është emëruar në këtë detyrë rreth tetë vite më parë nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Përpara se të emërohej në krye të Gjendjes Civile, Doracaj kandidoi për Partinë Socialiste, i tridhjeti në listën e qarkut të Tiranës, por nuk arriti të bëhej deputet.

Doracaj pritet të emërohet në një tjetër detyrë.