TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka hedhur akuza të forta për aferën e inceneratorëve. Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku përsëriti edhe njëherë se Lefter Koka është përgjegjës, por jo i vetmi.
Deputetja demokrate foli me emra, duke kujtuar se para drejtësisë duhet të ishin edhe shumë të tjerë, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Tabaku e cilësoi si aferën më të madhe korruptive, ndërsa zbuloi se inceneratori i Fierit, i cili nuk punon ka marrë dje 500 mijë euro nga Thesari.
“Asokohe pak dihej për inceneratorët, por arritëm të evidentojmë shkelje të turpshme. Ende më kujtohet me sa lehtësi, mendjemadhësi u kujtua nga qeveria deri dje. Po ta shikosh këtë aferë duket sikur është fiks sinfonia e korrupsionit. Gjithçka nisi shtatë vite më parë, me 17 hapa brenda një dite të vetme.
Kështu me një të rënë të lapsit kompania do të fitonte një kontratë me çelësa në dirë a asnjë eksperiencë, pajisje. Një 26 vjeçare Stela Gugallja sot është në kërkim.
Mendoni që i keni parë të gjitha? Gaboheni. Edhe qeveria vendosi të abuzojë sërish, duke i dhënë një tjetër incenerator Klodian Zotos. Inceneratori deri më sot ka marrë 23 milion euro, është i mbyllur. Kur mendon se qeveria ka zënë mend, jep një incenerator tjetër atë të Tiranës, qershia mbi tortë. E fiton Mirel Mërtiri.
Koncesioni i incneratorëve ka njerëz me pushtet, me para të pista, ka biznesmenë në lidhje me politikanë të korruptuar. E gjithë skema e inceneratorëve nuk është gjë tjetër veçse një hartë e krimit të organizuar. Lefter Koka është përgjegjës, por jo i vetmi. Ai nuk mund ti bënte dot këto i vetëm.
Duhet të ishte dhe deputeti Alqi Bllako, ashtu sikurse duhet të ishte Arben Ahmetaj. Mjafton të kujtojmë se Damian Gjiknurit ka qenë edhe ai i përfshirë. Askush nuk harron se si kryeministri doli personalisht këtu dhe në çdo media për të mbrojtur aferën. Grupi parlamentar shkoi në atë që sot është një skenë krimi, inceneratori i Elbasanit. Po kuptojmë se paska edhe hajdut dy metra.
Duhet të ishte i gjithë grupi përgjegjës për vjedhjen e 430 milion eurove. Sot duhet të ishin para drejtësisë edhe kryetarët e bashkive. Inceneratori i Fierit ka marrë dje 500 mijë euro nga Thesari. Ka njerëz që kanë sulmuar fizikisht deputetë të PD”, -u shpreh Tabaku.