AKTUALITET, 16 Dhjetor 2021, 12:43

Belind Këlliçi sërish në polici: Kanë marrë të dhëna personale të vëllait tim!

Belind Këlliçi sërish në polici: Kanë marrë

Kreu i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një tjetër padi në polici kundër Lulzim Bashës.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë Këlliçi me një postim në faqen e tij në Facebook.

Këlliçi shkruan se kushdo që ka dyshime për ndjenjat amerikane të tij, i përshëndet me foton bashkëgjitur.

Postimi i Belind Këlliçit:

Për cilindo që vë merak për ndjenjat e mia amerikane dhe që rreket të ngulë vend e pavend flamurin amerikan për kredenciale dhe mburojë politike, e përshëndes bashkë me tim vëlla Redin, shtetas amerikan dhe shqiptar njëkohësisht.

Të dy kemi studiuar në SHBA, ndërsa Redi vijon të ushtrojë atje profesionin e avokatit.

Sapo depozituam një kallëzim shtesë në lidhje me vjedhjen e materialeve dhe pajisjeve në zyrën time të punës në FRPD, ku ndër të tjera janë vjedhur edhe të dhëna personale të Redit në pajisjet e mia elektronike.