AKTUALITET, 16 Dhjetor 2021, 12:19

Aksident tek ‘Universiteti i Sporteve’, katër të plagosur

Aksident tek ‘Universiteti i Sporteve’, katër të plagosur

Dy makina janë aksidentuar paraditen e sotme pranë “Universitetit të Sporteve” në Tiranë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona, mes tyre një këmbësore.

Policia bën me dije se të dëmtuarit janë “pasagjerët e mjeteve, shtetasja E. P., 18 vjeçe; D. D., 19 vjeç; G. T., 19 vjeç dhe këmbësorja shtetasja A. B., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Me datë 16.12.2021, rreth orës 11:00, në afërsi të “Universitetit të Sporteve”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin G. K., me mjetin me drejtues shtetasin E. B.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët e mjeteve, shtetasja E. P., 18 vjeçe; D. D., 19 vjeç; G. T., 19 vjeç dhe këmbësorja shtetasja A. B., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.