TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasada Amerikane në Tiranë në një postim në rrjetet sociale ka njoftuar se asnjë nga ish-zyrtarët e shpallur “non grata” nga Departamenti i Shtetit, në kuadër të luftës kundër korrupsionit nuk do të falet. Ambasada thekson se numri i personave të shpallur “non grata” nga Uashingtoni është mbi 200, teksa shton se ka zero kërkesa faljeje për personat e shpallur “non grata” për korrupsion domethënës.
“Në rast se jeni kureshtarë: Numri i përcaktimeve të ligjit 7031 (c) është mbi 200. Numri i vendimeve të kthyera është 0. Numri i faljeve që po përgatiten për tu bërë për personat e përcaktuar si të korruptuar është 0.”, shkruhet në postimin e ambasadës, duke lënë të kuptohet se vendimi për Sali Berishën nuk do të ndryshojë.
