AKTUALITET, 2 Dhjetor 2025, 11:57

Shkaku/ Mosmarrëveshjet në biznes i morën jetën Mond Mëhallës, detaje nga ekzekutimi i 43-vjeçarit me dy identitete

Shkaku/ Mosmarrëveshjet në biznes i morën jetën Mond

Biznesmeni Mondi Mëhalla (Edmond Hyka) u ekzekutua të dielën nga një atentat mafioz.

Mësohet se shkak i organizimit të ekzekutimit të biznesmenit, janë bërë mosmarrëveshjet për ndarjen e normës së fitimit në biznes.

Gjithashtu theksohet se mes palëve ka pasur edhe incidente si pasojë  e kësaj çështje.

Policia lidhur me këtë ngjarje ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona si autorë të dyshuar të vrasjes.

Policia e Elbasanit njoftoi se në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, u arrestuan shtetasit Xh.Ago dhe K.Pisha (roja i karburantit në pronësi të Mëhallës), si dhe u shpallën në kërkim M.Arani dhe A.Kola.