AKTUALITET, 2 Dhjetor 2025, 10:31

Reagimi/ U pezullua nga detyra dhe iu ndalua dalja jashtë shtetit, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel

Reagimi/ U pezullua nga detyra dhe iu ndalua dalja jashtë shtetit, Balluku

Belinda Balluku ka ankimuar vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Me vendim të GJKKO, Belinda Balluku është pezulluar nga ushtrimi i detyrës si zv/kryeministre dhe ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë.

Ankimimi në sekretari është dorëzuar në 26 nëntor, kundër caktimit të masë së sigurimit.

Teksa pritet që gjyqtarët kushtetues të mblidhen sot për kërkesën e kryeministrit, Belinda Balluku i është drejtuar Apelit të Posaçëm.

Ajo akuzohet për shkeljen e barazise ne tendera per 210 mln euro të tenderit të tunelit të Llogarasë dhe atij të Unazës së Madhe të Tiranës.