AKTUALITET, 1 Dhjetor 2025, 23:23

Pezullimi i Ballukut/ Dyrnjaja: Jemi para një rasti të rrezikshëm, sipas "Venecias" nuk duhet të ndërhyhet në ekzekutiv!

Pezullimi i Ballukut/ Dyrnjaja: Jemi para një rasti të

Denis Dyrnjaja, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se pezullimi i Belinda Ballukut nga GJKKO është një rast i rrezikshëm, që duhet shqyrtuar nga GJK, pasi edhe sipas Komisionit të Venecias, drejtësia nuk duhet të ndërhyjë në ekzekutiv. 

"Ne na ka qëlluar që na koiçidon deklarata e Dumanit, që thotë çdo kërkesë që ne çojmë, na miratohet nga gjykata. Pra siç thotë Rama, një prokuror dhe gjyqtar marrin vendimin. Unë ju tregova një raport të Komisionit të Venecias që i adresohen disa praktikave ndërkomëbtare. Prokurorët dhe gjyqtari duhet të ishte konsultuar me praktikën ndërkomëbtare. 

Komisioni i Venecias i referohet Gjykatës së Lartë, por dokumenti flet për gjykata të posaçme, thuhet se precedentët janë të rrallë. Në Britani përshembull kishte 200 vjet që nuk kishte një ministër me problem. Thotë se në çdo rast duhet patur shumë kujdes, që njëri pushtet, të mos ndërhyjë kur bëhet fjalë për pushtet politik. E ka në mënyrë shume eksplicite rastin kur bëhet krim ordiner, një ministër mund të bëjë edhe krim në rrugë. Nga pikëpamja kushtetuese, si në rastin tonë, merret pëlqimi i institucioneve, që e ka tagër politik dhe emërtesë për ta bërë.

Pse prokuroria ka bërë gabim? Edhe kur kërkoi pezullim, nuk e kërkon dot pa afat. Si i bie? Ke shkelur prezumimin e pafajësisë.

A duhet një afat? Nuk mund të vendosësh pa kufizim dhe ndërkohë del i pafajshëm. Po sikur të jetë nesër kryeministri ky? Nuk ka rëndësi emri se kush është, por flasim për precedentin. Nis një prokuror, bashkohet edhe gjykatësi, bie qeveria. Ndodhemi para një rasti të rrezikshëm. Prandaj masa duhet të ishte e menduar mirë dhe e kërkuar siç duhet.

Ata mund të adresonin çështjen në Parlament", deklaroi Dyrnjaja.