TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Andi Tela, duke komentuar debatin për pezullimin e zv/kryeministres Balluku nga GJKKO u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se zyrtarja e lartë duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas akuzave dhe të përballej me drejtësinë, për të mos e rënduar situatën. Por analisti Denis Dyrnjaja i kujtoi rastin e Erion Veliajt që, edhe pse është në paraburgim prej 10 shkurtit, nuk e ka dhënë dorëheqjen.
Biseda
Tela: Ky është një rast konkret, është një çështje konkrete për të cilën vërtetë është mbledhur një prokuror dhe një gjyqtar dhe në një seancë ka vendosur pezullimin e ministres, e ka vendosur në bazë të disa fakteve dhe disa provave, në një vend normal që pretendon të shkojë në BE, një ministre e marrë e pandehur dhe më pas, me një masë ndaluese, duhet të kishte dhënë dorëheqjen, që gjërat të mos agravonin dhe të përballej vetë me akuzën.
Një kryeministër si Rama mund ta kishte zëvendësuar ministren, por me të drejtën e tij mund t'i drejtohej Gjykatës Kushtetuese dhe të kërkonte përgjigje për mosmarrëveshjen e kompetencave. Por ne hyjmë në një debat jashtëzakonisht kushtetues për një çështje të thjeshtë të SPAK-ut.
Dyrnjaja: Po pse, e dha Veliaj dorëheqjen?! Shkoi edhe kryetarja e komisionit të ligjeve të manipulonte telefonin.
Abilekaj: Po, për standard moral, unë jam dakord me Telën.
Dyrnjaja: Balluku dhe Veliaj janë dy raste të ndryshme, se Veliaj është i zgjedhur dhe ka 150 mijë vota në kurriz dhe përgjegjësia politike, qytetare dhe morale është që njeriu kur del para akuzës, jep dorëheqjen.