AKTUALITET, 2 Dhjetor 2025, 09:35

Detaje të reja/ Ekzekutimi i Mondi Mëhallës, në pranga ish-ortaku i tij! Ja për çfarë akuzohet, arrestohet edhe roja i karburantit

Detaje të reja/ Ekzekutimi i Mondi Mëhallës, në pranga

Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i Mondi Mëhallës alias Edmond Hyka, i cili u qëllua me plumb në kokë.

Burime për gazetaren Xhensila Kodra, raportojnë se janë arrestuar ish-ortaku i biznesmenit dhe roja i karburantit.

Ish-ortaku i viktimës është vendosur në pranga për shkak të konflikteve që ka pasur me 43-vjeçarin, ndërsa burimet informojnë se ndaj tij deri më tani s’ka ndonjë provë konkrete.

Ndërkohë roja i karburantit në pronësi të viktimës akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Hetuesit dyshojnë se ai ka qenë në dijeni të rrethanave para ose pas ngjarjes, por nuk ka njoftuar autoritetet.

Ndërkohë Naldo Gjini, i cili u shoqërua ditën e djeshme (1 Dhjetor) në kuadër të verifikohet në kuadër të hetimeve për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, është ende i shoqëruar pa fletë arresti dhe pritet të lirohet.

Nga blutë mësohet se është shpallur në kërkim një i dyshuar si bashkëpunëtor në krim.