AKTUALITET, 2 Dhjetor 2025, 09:41

GJKKO pezulloi Ballukun, Kushtetuesja vendos sot nëse ankimimi i qeverisë do të kalojë për shqyrtim

GJKKO pezulloi Ballukun, Kushtetuesja vendos sot nëse ankimimi i

Gjykata Kushtetuese do të vendosë sot nëse do ta kalojë për shqyrtim ankimimin e qeverisë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre dhe zëvendës kryeministre nga GJKKO. 

Vendimi duhej të ishte marrë ditë më parë, por shqyrtimi i kërkesës u shty për më 2 dhjetor. Shkak u bë largimi nga gjykata Holta Zaçajt, e cila ishte pjesë e Kolegjit që do të trajtonte në dhomë këshillimi çështjen, dhe gjyqtarja që e zëvendësoi Marsida Xhaferllari, kërkoi kohë që të njihej me aktet.

Nëse sot Kolegji vendos kalimin e çështjes për shqyrtim, atëherë pritet që seanca plenare e Gjykatës Kushtetuese të shprehet fillimisht për shuarjen e efekteve të pezullimit, në pritje të një vendimi përfundimtar për çështjen.