TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dita e sotme do të sjellë një mot të keq me reshje shiu në të gjithë territorin.
Gjithashtu pritet edhe një rënie e temperaturave në krahasim me ditët e fundit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat në vlerën maksimale pritet të arrijnë në 18 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 13 gradë.
Qarqet Shkodër dhe Lezhë dhe si rezultat i reshjeve lokalisht intensive, pritet të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.
Pas mesdite parashikohet që reshjet të jenë në sasi më të pakët në zonat perëndimore. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.