TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arlind Qori, pedagog dhe aktivist i Organizatës Politike, ka paralajmëruar se kjo lëvizje do të kthehet në një parti politike në të ardhmen, por pa e përcaktuar se kur do të ndodhë kjo.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Qori tha se ekziston nevoja në shoqëri, që një grup i madh njerëzish të përfaqësohen, pasi asnjë parti politike nuk përfaqëson interesat e tyre.
Ylli Rakipi: Ju a do të mbështesni ndonjë kandidat, ose më saktë ju vetë a do jeni forcë politike?
Arlind Qori: Çfarë do të bëjmë ne? Nuk do të rrimë gjithë kohën kështu.
Edhe nga simpatizantët tanë ka një lloj lodhje me këtë lloj militantizmi në rrugë, fabrika dhe auditorë, por nuk ka përfaqësi politike.
Mendoj se do ta hedhim hapin, por nuk mund të them kur dhe si. Mendoj se është domosdoshmëri që ne ta hedhim këtë hap.
Ekziston nevoja që njerëzit të përfaqësohen dhe t'u thuhet se këto janë kanalet e angazhimit tuaj politik. Nuk di ta them sot se kur do të jemi ne. Ne jemi një lëvizje që flet për 99%.