AKTUALITET, 25 Prill 2023, 08:30

Shi dhe vranësira, moti merr kthesë të fortë në pranverë, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Shi dhe vranësira, moti merr kthesë të fortë në

Shqipëria sot do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta ajrore dhe reshjeve të shiut. Sot parashikohet se herë pas here të ketë shtim vranësiradh dhe të gjënërohen reshje shiu në Veri dhe pjesërisht në zonat Qendrore e Lindore të vendit tonë.

Ndërsa zonat Jugore parashikohet të jenë në dominimin e kthjellimeve, kalimeve të vranësirave dhe momenteve të pakta me pika shiu. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.