AKTUALITET, 24 Prill 2023, 23:07

Komunisti Marko Dajti: Veliajt i ra telebingo dhe ka bërë para të madhe, nuk jam dakord me Belon që të çajë Sheshin “Skënderbej”

Komunisti Marko Dajti: Veliajt i ra telebingo dhe ka bërë para të
Fotomontazh: Dajti, Veliaj dhe Këlliçi

Kryetari i Frontit të Majtë, Marko Dajti, është njëri prej kandidatëve për kryetar bashkie në Tiranë. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” Dajti komentoi dy nga rivalët, kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj dhe kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë”, Belind Këlliçi. Ai tha se Veliaj nuk është i majtë, por se ka vënë shumë pasuri duke qenë në krye të bashkisë, ndërsa për Këlliçin tha se nuk ishte dakord me të për nënkalimet që propozon në Sheshin “Skënderbej”.

Biseda në studio

Dajti: Që të jesh kandidat i majtë duhet të kesh bërë disa gjëra për qytetin e Tiranës. Për mua, Veliaj nuk është kandidat i majtë. Ai erdhi te Partia Socialiste, i ra telebingo, ka bërë edhe para të madhe, nuk i dhemb më koka për para sa të jetë jeta, ke për ta parë më vonë. Mua më vjen keq se Veliaj ka shpërdoruar votat tona. Si ka mundësi që Erion Veliaj firmos 430 milionë euro për të bërë një djegës që nuk është. Po t’i kishte investuar në fshatrat e Tiranës, të kishte bërë rrugët do të kishte agrobiznese do të ishin kthyer në fshatra turistikë.

Rakipi: Po si e shpjegon që ndërpriten të gjitha dhe Veliaj del në të gjitha televizionet?

Dajti: Dihet që Erion i kontrollon të gjitha televizionet. Këta janë profesionistë të fitimit të parasë, por nuk janë socialistë.

Rakipi: Po për Belon çfarë mendimi ke?

Dajti: Belindi për mua është një djalë i mirë tiranas, siç jam edhe unë. Unë kam programin tim, Belindi ka të vetin.

Rakipi: Je dakord me autobusin falas të Belindit?

Dajti: Belo nuk është provuar akoma si kryetar bashkie, se çfarë do të bëjë.

Rakipi: Po përveç autobusit, do të çajë poshtë edhe sheshin “Skënderbej”?

Dajti: Është programi i tij, por unë nuk jam që të çahet. Luli e filloi me tramin nga Kombinati në Kinostudio. E zuri gjumi dhe nuk bëri asgjë. Unë nuk jam për ato nën tokë. Them çfarë do bëjmë mbi tokë...