TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person në Belsh është plagosur me sende të forta pas një sherri të ndodhur në orët e mesditës.
Policia bën me dije se E. P., 63 vjeç është dërguar në spitalin e Traumës ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë është vënë në pranga E. P., 42 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Madhe, Belsh. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 42 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Madhe, Belsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin E. P., 63 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.