TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj foli në Ndroq për procesin e rindërtimit. Ai u shpreh se pas tërmetit në Shqipëri janë ndërtuar më shumë shkolla se në shumë vite të marra së bashku.
Ahmetaj theksoi se qeveria ka ditur ta menaxhojë shumë mirë situatën në tre situata të vështira duke marrë shembull tërmetin, pandeminë dhe luftën në Ukrainë.
“Ky është procesi që ka prekur më shumë shqiptarë se çdo investim tjetër publik. Gjithë atë ngarkesë e kthyem në proces unik ku asnjë vend tjetër që ka kaluar këtë lloj fatkeqësie nuk ka mundur ta kthejë në këtë formë duke ndihmuar edhe procesin e strehimit.
Një proces dhe reformë që nga viti tjetër do jetë në formë ndihme për të të pastrehët dhe çiftet e reja. Të treja janë memorial i një shpirti, energjie dhe vizioni. Tërmeti ja ku jemi. Tërmeti është shembull. Qytetarët kanë përfituar grante rindërtimi dhe shtëpi apo ambiente të përbashkëta.
Në të gjithë territorin do ketë shtëpi të rindërtuara nga e para. Në të gjithë bashkitë janë 167 shkolla të ndërtuara. Më shumë se janë ndërtuar në shumë e shumë vite, Testi tjetër është pandemia. Testi tjetër është kriza nga agresioni rus”, tha Ahmetaj.