AKTUALITET, 17 Maj 2022, 12:14

Marrëveshja e 17 Majit mes Ramës dhe Bashës/ Meta: Pjesë e paktit dhe djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale

Marrëveshja e 17 Majit mes Ramës dhe Bashës/ Meta: Pjesë e

Pesë vite nga marrëveshja e 17 Majit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD në atë kohë Lulzim Basha, presidenti Ilir Meta ka renditur disa nga pikat që sipas tij u dakordësuan mes tyre.

“Në këto 32 pasojat shkatërrimtare për drejtësinë të gjitha vazhdojnë t’i ndjejnë edhe sot shumë rëndë si në çdo ditë të këtyre viteve që kanë kaluar. Ajo marrëveshje e realizuar 5 vite më parë në errësirë është ekspozuar në dritën përvëluese të diellit për çdo qytetar të Shqipërisë.

Ajo nuk ishte vetëm një marrëveshje kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme duke penalizuar edhe aleatët që qëndruan solidar por vijoi edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe më pas.

Vijoi përgjatë 5 viteve dhe ende gëlon. Ishte pjesë e zbatimit të marrëveshjes së 17 Majit edhe djegia e mandateve parlamentare të opozitës duke i garantuar pushtetit kapjen e parlamentit.

Ishte pjesë e marrëveshjes gjithashtu edhe bojkoti i zgjedhjeve vendore duke i dhuruar partisë shtet kontrollin mbin bashkitë”, tha Meta.