AKTUALITET, 17 Maj 2022, 14:27

Dita kundër homofobisë, Ambasada Britanike në Tiranë publikon mesazhin kundër diskriminimit (video)

Dita kundër homofobisë, Ambasada Britanike në Tiranë

Sot është 17 maj, dita kundër homofobisë. Ambasada Britanike në Tiranë ka shpërndarë një video-mesazh kundër diskriminimit, ku flasin tre aktivistë të të drejtave të njeriut në vendin tonë, Gresa Hasa, Xheni Karaj dhe David Hardy. 

"Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë, Interfobisë dhe Transfobisë #IDAHOBIT2022, disa aktiviste dhe aktivistë flasim për sfidat me të cilat përballen duke luftuar për barazi dhe për rëndësinë e aktivizmit, për personat LGBT+ si dhe për shoqërinë në tërësi.
Faleminderit Gresa Hasa, David Hardy dhe Xheni Karaj që ndatë përvojat dhe mendimet tuaja, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin për punën ende të nevojshme kundër diskriminimit.
Ne mbetemi të përkushtuar ndaj parimit themelor se askush nuk duhet të përballet me dhunë apo çdo lloj diskriminimi thjesht për atë që është apo për kë dashuron", shkruhet në postimin e ambasadës. 

VIDEO: