TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, do dalë këtë të martë përballë Gjykatës së Posaçme për ankimimin masës së dytë të arrestit me burg, që është caktuar ndaj tij për aferën e inceneratorit të Fierit.
Koka ka kërkuar masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë dhënies me koncesion për ndërtimin e Inceneratorit.
Ankimimi për masë më të butë është bërë me pretendimin se ai nuk ka përgjegjësi për shpronësimin, pasi dokumentacioni është përgatitur nga ekspertët e ministrisë së mjedisit. Nga ana tjetër SPAK pretendon se, Koka ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e Inceneratorit të Fierit, e për këtë shkalla e parë ka caktuar masën sigurisë “arrest me burg”.
Koka akuzohet edhe për Inceneratorin e Elbasanit që sipas prokurorisë ish ministri ka marrë ryshfet 3.7 milionë euro për ndërtimin e tij.