AKTUALITET, 17 Maj 2022, 13:54

A do të jetë Lefter Koka bashkëpunëtor i drejtësisë? Ja si përgjigjet avokati

A do të jetë Lefter Koka bashkëpunëtor i

Avokati i Lefter Kokës deklaroi sot, se ish-ministri tashmë në burg për korrupsion nuk ka për çfarë të pendohet.

Ndërkohë që ka zëra se SPAK po kërkon një bashkëpunëtor për të zbërthyer skemën e inceneratorëve, avokati mohoi se Koka do të jetë një prej tyre.

Sipas tij, ish-ministri nuk ka për çfarë të bashkëpunojë.

“Nuk ka pse të pendohet. Bashkëpunëtori është një njeri që tregon për veten e tij dhe të tjerët. Në rastin konkret Koka s’ka çfarë të bashkëpunojë.

SPAK i ka të gjitha mjetet që të kërkojë dhe të gjejë bashkëpunëtorë por jo te Lefter Koka, te persona të terë që janë aty. Ata mund të sigurojnë cigare apo veshjet e stinës”, tha ai.

Avokatët mbrojtës të ish-ministrit të Mjedisit kërkuan sot ndryshimin e masës së sigurisë për “arrest me burg”. Nesër në orën 10:00 do të jepet vendimi nga gjykata për këtë kërkesë.