AKTUALITET, 17 Maj 2022, 13:00

Shkrimi i gazetës austriake për lobimin 700 mijë dollarë në SHBA, Meta: Mashtrim! Isha me Petrit Vasilin

Shkrimi i gazetës austriake për lobimin 700 mijë dollarë

Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur akuzave të ngritura nga gazeta austriake “Krone Zeitung”, se ka paguar 700 mijë dollarë për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Donald Trump në vitin 2017.

Meta u shpreh se ky lajm është një mashtrim, pasi ai është ftuar nga komiteti organizativ i ceremonisë dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme.

Kreu i shteti shtoi se ai ka ngritur një padi ndaj gazetës austriake si dhe theksoi se nuk ka paguar kurrë asnjëherë për të dalë foto me dikë.

“Ç’koment të kem unë për këto mjerime të Rilindjes lokale dhe ndërkombëtare. E kam parë atë shkrimin pa emër, për presidentin e një vendi.

Nuk është gjë tjetër veçse një ripërtypje e shpifjeve e bërë nga revista Father George. Për sa i përket LSI-së keni një deklaratë nga LSI në vitin 2018. Përgjigjet ishin aq shteruese në lidhje me pyetjet e ngritura që më pas nuk u publikuan në revistën Father Geones

Për sa më përket mua ja ku i keni që në vitin 2018, pyetjet që më janë bërë për këtë çështje në një intervistë për Fax News.

Unë kam marrë pjesë si kryetar i parlamentit me ftesë të komitetit organizator dhe për shkak të kamerave të sigurisë.

Ata thonë se ka paguan 700 mijë dollarë për një foto me Trump. Nëse ju duket Petrit Vasili si Trumpi, nuk e di.

Është shumë e verifikueshme, nuk ka gjë më të certifikuar në bazë të protokollit se inaugurimi i Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Është shumë e qartë dhe e thjeshtë për tu verifikuar. Këtu rrinë kryetarët e shteteve dhe këtu ku rri unë me zotin Vasili, rrinë kongresmenët dhe anëtarët e tjerë e ftuar nga komiteti organizativ.

E gjitha është një mashtrim. Nuk është një fake News por është një dramë e madhe, duan t’i bëjnë të gjithë njësoj. Nuk kam paguar asnjë cent për asnjë foto asnjëherë”, tha Meta.