TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu kritikoi sot në konferencën e kryetarëve deputetin Enkelejd Alibeaj për qëndrimin e tij në raport me të shkuarën në PD. Mediu u shpreh se Alibeaj nuk mund të sillet sikur politika ka nisur sot historinë për herë të parë.
“E kam merak shkeljen e parimeve. Përpiqem të mos i shkel parimet. Ajo PD dhe kjo opozitë ka një histori 30-vjeçare që ka bërë krenarë shumë shqiptarë që nuk mund të quhet historia e skutave. Ka pasur momente të mira dhe ka pasur momente të këqija.
Përgjithësimi sikur sot politika vazhdon historinë për herë të parë nuk është i mirë.
Do ishte mirë të mos bëjmë përgjithësime të asaj që ka kaluar përpara.
Ka pasur momente të vështira. Raportet për manipulimin e zgjedhjeve nuk na i ka dhënë njeri gati. Pajtohem që duhet të ketë kritere në radhë të parë në atë që besojmë ne si opozitë. Por të në fund të fundit kriteret do të vijnë te emrat. Unë nuk kam shqetësimin thjesht dhe vetëm çfarë do të bëjë Edi Rama dhe maxhoranca.
Ne respektojmë kushtetutën dhe qytetarët shqiptarë. Nxjerrim një kandidat. E djathta e ka të mundur të tregojmë se jemi seriozë në këtë proces duke bërë një kapërcim nga pikëpamja institucionale.
Mund të diskutojmë me njëri tjetrin. Nëse nuk ka përgjigje nga Taulant Balla nuk kemi pse marrim pjesë në raundet e tjera”, deklaroi Mediu.