TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Seanca e radhës për zgjidhjen e Presidentit të ri të vendit është propozuar ditën e hënë, më 23 Maj ora 18:00.
Propozimi u bë nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në Konferencën e Kryetarëve.
“I dëgjova me vëmendje kolegët por sipas rregullores po e nis me thirrjen e raundit të dytë. Bazuar në nenin 109 të rregullores, në vijim të propozimit të Enkelejd Alibeaj për të marrë afatin maksimal përllogaritur nga dita e djeshme, propozoj që raundi i dytë të zhvillohet ditën e hënë në datën 23 maj në orën 18:00. Më fundor se kaq nuk ka. Pra besoj ky është propozim që biem të gjithë dakord”, u shpreh Balla.
“Dëgjova një shprehje as i njërës palë dhe as i palës tjetër. Si mund të jetë as i njërës palë dhe as i palës tjetër. Prandaj në vijim të diskutimeve së pari zoti Alibeaj kemi marrë një letër nga ju edhe unë edhe zoti Mediu edhe zonja Doda. Na keni sjellë një dokument.
Doni ta diskutojmë dokumentin? Hajde ta diskutojmë. Unë ju kam kthyer një përgjigje publike. Të drejtën për të propozuar emra PS-së nuk ia hiqni dot dhe nuk ia vini dot kusht.
Për këtë gjë biem dakord tani. Zoti Mediu ka eksperiencë që kjo nuk bëhet me letra. Letra vjen me postë pas tre ditësh.
Erdhi letra nuk erdhi letra. Ka një muaj dhe më shumë që bëj thirrje publike. Të vini dhe të uleni. Ka pasur disa propozime që do i quaja me vlerë në të dyja takimet me grupet respektive. Si bëhet kjo që nuk na lini të propozojmë. Kur të ulemi në tryezë ju thoni nuk jap emra se ti do tallesh me emrat e mi.
Ne kemi vënë një kusht. Të jetë i kundërt me ato që ka bërë Ilir Meta në këto 5 vite në presidencë. Këtë duam. Meqë e përmendi nënkryetari i Kuvendit që nuk e zgjedh as ky as ai. Më në fund u takuam, më në fund u pamë. Tani kjo historia me letra çfarë të bëjmë. Hajde ulemi.
Doni ta diskutojmë në konferencën e kryetarëve, hajdeni këtu. Jemi të detyruar të marrim vendimin tani për të dakordësuar tani. Data 23 Maj, ora 18:00. Ne kemi qenë shumë të hapur që ditën e parë”, tha Balla.