AKTUALITET, 15 Maj 2023, 15:59

Sherr mes dy vëzhguesve në Kurbin, KQZ: Të pezullohet numërimi i votave, të jetë prezent policia

Sherr mes dy vëzhguesve në Kurbin, KQZ: Të pezullohet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar pezullimin e numërimit të votave në KZAZ 15 në Kurbin.

Në shkresën e firmosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kërkohet që gjatë këtij proces të jetë e pranishme Policia e Shtetit.

Sherr mes dy vëzhguesve në Kurbin, KQZ: Të pezullohet

Vendimi erdhi pas tensioneve në KZAZ nr.15 në Kurbin, ku u përplasën fizikisht dy vëzhgues të kampeve të kundërta politike.

Procesi i numërimit është ndërprerë prej 60 minutash, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë për të normalizuar situatën.