AKTUALITET, 24 Shkurt 2022, 10:26

Shembja e banesave, nënë Liza proteston para parlamentit dhe apelon: Lironi të arrestuarit!

Shembja e banesave, nënë Liza proteston para parlamentit dhe apelon:

Janë mbledhur sërish në protestë para parlamentit banorët e ‘5 Majit’, pasi kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.

Ata njëzëri kanë kërkuar lirimin e pesë të arrestuarve nga policia.

Mes qytetarëve që folën para Kuvendit, ishte dhe nënë Liza, simboli i qëndresës së protestës së ‘5 Majit’, e cila apeloi për lirimin e djalit të saj dhe katër të arrestuarve të tjerë.

Madje ajo iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin në dorë fatin e tyre.

“I bëj thirrje qeverisë, gjykatës, drejtësisë që të lirojnë fëmijët tanë. Unë e kam djalin në burg, ai është i sëmur, me tension. Unë kam vajtuar në shtëpi, si mund të rrijë nëna pa birin?! Ti lirojnë të arrestuarit.

As në Afganistan nuk e kanë bërë kështu. I bëj thirrje rinisë, popullit shqiptar, që të hapi sytë dhe veshët, dhe të marrë në dorë fatin e këtij vendi.”, tha ajo.