AKTUALITET, 23 Shkurt 2022, 19:55

"Firmos qindra shkresa pa lexuar"/ Paloka-Ramës: Shton përgjegjësinë penale! Nano përfundoi në burg

"Firmos qindra shkresa pa lexuar"/ Paloka-Ramës: Shton

Deputeti i PD-së Edi Paloka ka reaguar pas deklaratave të Ramës se nuk mbanë përgjegjësi për dokumentat e firmosur prej tij për inceneratorët, pasi ai firmos me qindra shkresa që i vijnë nga vartësit e tij.

Në postimin e tij në Facebook, Paloka ka theksuar se një gjë e tillë nuk e justifikon aspak, përkundrazi i shton përgjegjësinë penale.

Gjithashtu Paloka i ka kujtuar Ramës rastin e Fatos Nanos, i cili për një firmë të tillë dhe për shumë miliona euro më pak, ka përfunduar pas hekurave të burgut.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

Degjova Ramen te deklaroje me qetesine me te madhe se ai nuk mban pergjegjesi as per dokumentat qe firmos vete !!!

Kjo, sepse sic u shpreh; ai firmoste qindra shkresa qe i vinin perpara vartesit e tij dhe nuk mund te dinte se cfare permbante cdo shkrese qe firmoste !!!

Po supozojme qe kjo ka ndodhur , pra qe Rama ka firmosur shkresa pa e ditur se cfare ka firmosur ! Kjo thjeshte do te shtonte pergjegjesine e tij penale e jo te sherbeje si justifikim .

Po kujtoj ketu se per nje firme te tille e per shume miliona euro me pak, Fatos Nano perfundoi pas hekurave te burgut!