TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama tha se gjatë deklarimeve të tij në Komisioni Hetimor për Inceratorët, se rasti i vetëm kur ai përdor "business class" për të udhëtuar me avion, është kur ai shkon në SHBA.
Rama shpjegoi se, ai ka probleme me shpinën, dhe për shkak të distancës së gjatë të udhëtimit atij i krijohen pasoja në vertebra 4 dhe 5. Rama tha se kjo është histori basketbollistësh.
“Ministra, kryeministri dhe ministrat nuk udhëtojnë me business class. Një rast i veçantë është problemi im shëndetësor kur duhet të iki në Amerikë për shkak të distancës shumë të ngushtë sepse më krijon pasoja në vertebrën 4 dhe 5.
Histori basketbollistësh. Kryeministri dhe ministrat nuk dalin me pushime jashtë shtetit. Për dhurata kanë një limit”, tha Rama.
Rama u shpreh se është i gatshëm të vazhdojë marrjen në pyetje deri nesër në mëngjes ndërsa theksoi se Bashkia e Tiranës nën drejtimin e tij ka bërë një landfill për plehrat pasi ka alergji prej tyre.,
“Unë kam të gjithë disponimin që deri nesër që çfarëdo të thotë të vazhdojmë. Lopë si hipototamë i kam parë në Porto Romano. Këto krijesa i deformoi politika mjedisore e atyre që ishin para nesh. As ju nuk keni lidhje. As ne nuk kemi lidhje sepse nuk janë këtu.
Sa i përket Sharrës e njoh shumë mirë. Bashkia e Tiranës nën drejtimin tim ka bërë një landfill për plehrat. E kam shumë problem bashkëjetesën me plehrat. Më krijojnë alergji”, tha Rama.