AKTUALITET, 23 Shkurt 2022, 17:26

Po kryente veprime të turpshme me një vajzë të mitur, arrestohet në flagrancë i riu

Po kryente veprime të turpshme me një vajzë të mitur,

Policia e Durrësit ka arrestuar këtë të mërkurë një 20-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14-vjeçe.

I riu ra në prangat e uniformave blu teksa po kryente veprime të turpshme me të miturën.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmimi seksual”, shtetasi K. V., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetas të mitur 14 vjeç”, thuhet në njoftimin e policië.