AKTUALITET, 23 Shkurt 2022, 21:50

"Do të bëni karrierë me recitimet tuaja"/ Sherr në komision mes Ramës dhe Zhupës, ndërpritet mbledhja

"Do të bëni karrierë me recitimet tuaja"/ Sherr në
Foto ilustrim

Komisioni hetimor për inceneratorët, ka zhvilluar edhe sot një seancë maratonë, ku prej orësh po pyetet kryeministri Edi Rama, në cilësinë e dëshmitarit. 

Rama është acaruar me Ina Zhupën, e cila lexoi njoftimin e SPAK për arrestimin e Lefter Kokës, duke deklaruar se nuk do të bisedojë më me të. Në atë moment është ndërprerë mbledhja për të qetësuar palët. 

Zonja Zhupa, ju e humbët mundësinë që të komunikoni me mua. Zonja Zhupa ju do të bëni shumë karrierë në politikë me recitimet që bëni. Ju mund të bëni karrierë me atë kryetar vulëhumbur që keni në PD.

Ju bëni akuza penale dhe më bëni mua recitime. Ku ishte ti deri tani? Në hënë ishe që më bën mua këto recitime. Tu përgjigja dhe nuk të lë që të bësh akuza pa pikë turpi” – tha Rama para se të ndërpritej mbledhja. 

Edhe kur rifilloi mbledhja, Rama nuk i kurseu ironitë me Zhupën. 

"Nëse zonja është pedagoge, i shpreh ngushëllimet studentëve të saj!", tha Rama. 

"Do të bëni karrierë me recitimet tuaja"/ Sherr në

"Do të bëni karrierë me recitimet tuaja"/ Sherr në

"Do të bëni karrierë me recitimet tuaja"/ Sherr në