AKTUALITET, 24 Shkurt 2022, 08:59

Edi Rama dënon sulmin rus ndaj Ukrainës: Bashkohemi me NATO dhe aleatët e BE-së

Edi Rama dënon sulmin rus ndaj Ukrainës: Bashkohemi me NATO dhe

“Shqipëria dënon ashpër agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama për nisjen e pushtimit të Ukrainës.

Rama mes të tjerash shprehet se qeveria shqiptare bashkohet me NATO-n dhe aleatët e BE-së.

‘Ne bashkohemi me NATO dhe aleatët e BE në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas.’- shkruan Rama.

Shqipëria ka mbajtur edhe një fjalim në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Duke folur në mbledhjen e OKB, Përfaqësuesi i Misionit të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara Ferit Hoxha, ku u shpreh se Shqipëria dënoi agresionin e paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës.

‘Rusia po sulmon brutalisht fqinjin e saj të cilit dëshiron t’i mohojë ekzistencën, lirinë, tokën dhe dinjitetin.’- tha ambasadori Hoxha.

Shqipëria mes të tjerash me anë të një postimi në Twitter i bëri thirrje OKB-së që të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Emergjenca #UNSC mtg më ????????|#AlbaniaUNSC dënoi agresionin e paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës.

Rusia po sulmon brutalisht fqinjin e saj të cilit dëshiron t’i mohojë ekzistencën, lirinë, tokën dhe dinjitetin. Shqipëria i bëri thirrje OKB-së  që të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. “ thuhet në shkrimin në twitter.