TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka qenë sot në Theth, atje ku prej disa kohësh vijon aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje.
Përmes një reagimi, Shehaj, duke marrë rastin e në të riu të kthyer nga emigrimi, Klodianit, thekson se pushtet ia shembi biznesin pa mëshirë.
“Në Theth, Klodianit, një djalë i ri i kthyer nga emigracioni, që kishte një lokal të vogël mbi tokën e prindërve, ia shembën pa mëshirë. E shpallën armik të natyrës, të ligjit, të shtetit. Ndërkohë, në Parkun e Butrintit, pika shumëmilionëshe e znj. Kumbaro , me firmën e Edi Ramës, ka shkatërruar përfundimisht një nga peizazhet më të rralla në Shqipëri. Asnjë përgjegjësi, asnjë ndëshkim.
Kur është një qytetar i thjeshtë që guxon të ndërtojë një jetë më të mirë, quhet shkatërrimtar. Kur është një ministër që betonon pasurinë tonë kombëtare, quhet “zhvillim”. Ky është standardi i Shqipërisë sot: nuk ka vend për njerëzit e ndershëm që duan të ja dalin me punë, por vetëm për klientët e pushtetit.”, thekson Shehaj.