AKTUALITET, 9 Tetor 2022, 14:42

Zjarri shkrumbon sipërfaqen me ullinj në Delvinë

Zjarri shkrumbon sipërfaqen me ullinj në Delvinë

Një zjarr masiv ka nisur ditën e sotme në fshatin Stjar të bashkisë Delvinë, ndërsa nuk dihet ende shkaku i tij.

Raportohet se flakët kanë rënë në zonën e quajtur Matomarë, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po luftojnë për shuarjen e tij.

Nga flakët mësohet se nuk ka pasur të lënduar, por janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj.