TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 33-vjeçar me iniciale K. Dh. është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës pasi dyshohet se kishte vjedhur automjetin Toyota të shtetasit Dh. H në fshatin e Dropullit.
I riu u arrestua pasi u kap në flagrancë me makinën e vjedhur, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i plotë:
Gjirokastër/ I vodhi automjetin një shtetasi, identifikohet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.
Shërbimet e Postës së Policisë Dropull arrestuan në flagrancë shtetasin K. Dh., 33 vjeç, banues në fshatin Zervat, Gjirokastër.
Arrestimi i tij u bë pasi ka vjedhur automjetin tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit Dh. H., në fshatin Vrisera, Dropull.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.
Materialet në ngarkim të shtetasit K. Dh. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.