AKTUALITET, 11 Maj 2023, 18:20

Shaka apo ironi? Rama nga Kamza: Rakip Suli, i vetmi orator që kam zili. Flet më gjatë se unë

Shaka apo ironi? Rama nga Kamza: Rakip Suli, i vetmi orator që kam zili.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral në Kamëz, ku kërkoi votën për kandidatin Rakip Suli.

Në fjalën e tij, Rama nuk kurseu batutën, ndërsa theksoi se Suli mbante fjalime të gjata, madje edhe më shumë sesa ai.

“E vërteta është që Rakipi është i vetmi orator që unë kam zili. Sepse është i vetmi që flet më gjatë se unë. Por përtej shakasë do të doja të thosha disa fjalë dhe me lejen e çunave atje…Do doja që të thosha disa fjalë që… Besoj që vlejnë jo vetëm për Kamzën, por besoj se vlejnë shumë më tepër për shumë të tjerë”, tha Rama.