TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, është dënuar me pesë vite burg për shpërdorim detyre, e konvertuar në 3 vite e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Tahiri do të nisë që sot vuajtjen e dënimit, në një burg të sigurisë së zakonshme.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Lulzim Basha në emër të Partisë Demokratike, që e ka denoncuar Tahirin vazhdimisht.
"Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin dëshmon sa të vërteta kanë qenë akuzat e PD për përfshirjen e ish-Ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Faktet e përfshirjes së tij në një grup të strukturar kriminal janë dëshmi e qartë se në krye të bandës është Edi Rama, njeriu që e emëroi, mbrojti dhe përdori çdo mekanizëm për të zvarritur dënimin e vartësit të tij. Saimir Tahiri dhe Lefter Koka janë vetëm dy nga hallkat e zinxhirit të krimit dhe korrupsionit që ka për autor dhe zbatues Edi Ramën!", shkruan Basha.


